Skuadra angleze e interesuar për dyshen e Chelseat

Skuadra angleze e interesuar për dyshen e Chelseat

Sport January 28, 2025 - 18:05

Aston Villa është e interesuar për Joao Felix të Chelseat dhe Axel Disasi para afatit kalimtar të janarit.

Bisedimet janë mbajtur rreth marrëveshjeve të mundshme për çiftin, sipas “SkySports”.

Chelsea nuk po kërkon të shesë asnjë lojtar këtë muaj dhe kushdo që largohet do të zëvendësohet.

Chelsea u përpoq të nënshkruajë me Jhon Duran verën e kaluar. Aston Villa nuk dëshiron ta shesë lojtarin dhe ka refuzuar një ofertë nga West Hami.

Villa nuk është i vetmi klub i interesuar për Felixin, i cili u rikthye te Chelsea nga Atletico Madridi verën e kaluar.

Villa është gjithashtu i interesuar për Juan Foyth te Villarrealit dhe ka bërë një ofertë. /Zëri