Dortmundi në kontakt me Rangnickun për postin e trajnerin
Borussia Dortmund ka qenë në kontakt me Ralf Rangnick për pozicionin e lirë drejtues, sipas “Sky” në Gjermani.
Raportet sugjerojnë se Dortmundi ka eksploruar nëse Rangnicku mund të marrë menjëherë postin e trajnerit, megjithatë, ai thuhet se konsiderohet gjithashtu një kandidat për verën.
Ish-trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit aktualisht është trajner i kombëtares austriake ku kontrata e tij është deri në fund të vitit 2025.
Sipas “Sky” në Gjermani, Rangnick u takua me CEO-n e Dortmundit Hans-Joachim Watzke dhe drejtorin menaxhues Lars Ricken dje, por po priret drejt refuzimit të ofertës.
Sugjerohet që Niko Kovaq të mbetet kandidat, por preferon një marrëveshje 6-mujore me një opsion për 1-2 vite shtesë.
Erik ten Hag, një tjetër ish-trajneri i Unitedit, u konsiderua, por “Sky Sports News” kupton se ai nuk ishte i prirur ta merrte punën në mes të sezonit. /Zëri