Vëllau i Jude Bellingham po monitorohet nga dy klube të mëdha në Gjermani

Vëllau i Jude Bellingham po monitorohet nga dy klube të mëdha në Gjermani

Sport January 26, 2025 - 18:21

Jobe Bellingham është bërë objektiv i Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen, me mesfushorin e Sunderland që pritet të ndjekë hapat e vëllaut të tij, Jude Bellingham. 

Kujtojmë se Jude u transferua në Gjermani në 2020 duke nënshkruar për Dortmundin dhe ata janë në mesin e klubeve të interesuara për ta sjellë vëllaun e tij në Bundesliga. 

Lexo Edhe:

Promoted Content

Prostafix

Nuk keni nevojë për mjekë! Prostatiti do të zhduket për 72 orë

Bone Control

Nuk nevojiten injeksione: dhimbja kronike do të largohet!

Që të dyja këto ekipe kanë dërguar skautë për ta përcjellë lojtarin në fitoren që Sunderlandi e mori me rezultat 1-0 ndaj Derby Countyt. 

Jude Bellingham tashmë ka botën e futbollit mbi supet e tij që prej se iu bashkua Real Madridit nga Dortmundi në 2023, teksa edhe vëllau i tij Jobe po rritet me hapa të shpejtë. 

19-vjeçari ka shënuar katër gola për Sunderlandin këtë sezon, por aftësitë e tij me topin në këmbë kanë kapur syrin e skuadrave më të mëdha, pasi e shohin si profil të ngjashëm me Jude. 

Njësoj si Jude, edhe Jobe e nisi karrierën tek Birmingham City, para se të transferohej tek Sunderland në 2023. 

Teksa ai është zhvilluar më pak se vëllau i tij, Jobe është vetëm 19-vjeçar dhe ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar në Championship këtë sezon, duke luajtur titullar në të gjitha përveç tri ndeshjeve deri më tani në kampionat. 

Sunderland në ndërkohë renditet në pozitën e katërt në Championship, vetëm tri pikë larg pozitës që të promovon direkt në Ligën Premier.