Lakers vazhdojnë me fitore, triumfojnë në udhëtim te Golden State Warriors

Lakers vazhdojnë me fitore, triumfojnë në udhëtim te Golden State Warriors

Sport January 26, 2025 - 09:32

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku janë zhvilluar 11 duele shumë interesante.

Vëmendja kryesore ka qenë në San Francisco, ku Golden State Warriors ka pritur Los Angeles Lakers, derisa fitorja i ka takuar skuadrës mysafire me 10 pikë diferencë 108:118.

Për Lakers kjo ishte fitorja e tretë radhazi dhe e 25-ta këtë edicion në NBA.

Më meritori për fitoren e Lakers ka qenë qendra Anthony Davis që ka shkëlqyer me 36 pikë, 13 kërcime dhe tre asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që shtoi 25 pikë të tjera dhe 12 asistime.

Te skuadra vendase më efikasi ishte Andrew Wiggins me 20 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /telegrafi