Kuqezinjtë në top-formë, Antwan Walker shpallet MVP i xhiros së 18-të
Vëllaznimi po vazhdon të jetë në top-formë, ku në këtë xhiro fitoi ndaj Proton Cable Prizrenit.
Të dy basketbollistët më të mirë te vendasit ishin Antwan Walker dhe Jericole Hellems. Walkeri kishte 22 pikë, tetë kërcime dhe një asistim, duke pasur indeksin 32, apo më të lartin në këtë xhiro, duke u shpallur MVP. Ndërkohë, Hellems kishte 18 pikë, 10 kërcime dhe tri asistime.
Bashkimi fitoi ndaj Borës, derisa më i dalluari ishte Jayveous Mckinnis me 14 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime.
Sigal Prishtina fitoi derbin e kësaj xhiro ndaj Trepçës në Mitrovicë, në një sfidë dramatike. Te bardhekaltrit më i miri ishte Tyrrel Tate me 24 pikë, një kërcim dhe dy asistime.
Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Pejës, duke u rikthyer te fitoret, ku te therandasit më i miri ishte Lis Shoshi me nëntë pikë, tetë kërcime dhe një asistim. /Zëri
MVP
Antwan Walker (Vëllaznimi) 22 pikë, 8 kërcime, 1 asistim, 32 indeks
Top 5
Antwan Walker (Vëllaznimi) 22 pikë, 8 kërcime, 1 asistim, 32 indeks
Jericole Hellems (Vëllaznimi) 18 pikë, 10 kërcime, 3 asistime, 31 indeksi
Jayveous Mckinnis (Bashkimi) 14 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 23 indeksi
Tyrrel Tate (Sigal Prishtina) 24 pikë, 1 kërcim, 2 asistime, 19 indeksi
Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli) 9 pikë, 8 kërcime, 1 asistim, 19 indeksi.