Pro Credit Superliga: Xhiroja e 19-të sjell derbin në kryeqytet

Pro Credit Superliga: Xhiroja e 19-të sjell derbin në kryeqytet

Sport January 24, 2025 - 12:23

ProCredit vazhdon me superndeshje në fundjavë, ku zhvillohet xhiroja e 19-të, derisa kampionati vazhdon të bëhet shumë më interesant.

Takimi i parë i kësaj xhiro është ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Trepçës, që zhvillohet në Mitrovicë. Takimi është shumë i vlefshëm për të dy skuadrat. Prizrenasit janë në vendin e tetë me katër fitore e 14 humbje, derisa mitrovicasit në vendin e dytë me 12 fitore e gjashtë humbje.

Të shtunën zhvillohet sfidë interesante ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, dy skuadra që së fundi kanë bërë ndryshime në shtabin teknik dhe kanë ambicie të larta në këtë edicion të elitës. Therandasit kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse Portokallezinjtë në pozitën e parë me 13 fitore e pesë humbje.

Derbi i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, dy skuadra që kanë treguar formë shumë të mirë në vitin 2025. Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës përballen në një sfidë interesante të dielën në kryeqytet. Të dy skuadrat kanë nga dhjetë fitore e tetë humbje, ku pritet një përballje e baraspeshuar.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, por shumë e rëndësishme është ndërmjet Borës dhe Vëllaznimit. Bora ka pesë fitore e 13 humbje, derisa kuqezinjtë në formë shumë të mirë kanë dhjetë fitore e tetë humbje. /Zëri

ProCredit Superliga - Java 19:

E shtunë

17:00 Proton Cable Prizreni – Trepça

19:00 Golden Eagle Ylli - Bashkimi

E diel

17:00 Sigal Prishtina - Peja

19:00 Bora – Vëllaznimi.

Image