Gjermania rinovon kontratën e trajnerit Nagelsmann
Julian Nagelsmann ka nënshkruar kontratën e re me Kombëtaren e Gjermanisë, kontratë e cila do të mbajë atë si trajner së paku deri në verën e vitit 2028.
Këtë të premte në Leipzig si pjesë e ceremonisë së 125-vjetorit të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Nagelsmann ka nënshkruar rinovimin e kontratës.
Njoftimi për rinovimin deri në vitin 2028 erdhi nga faqja zyrtare e Federatës Gjermane të Futbollit.
“Julian Nagelsmann do të mbetet trajneri i kombëtares gjermane për meshkuj përtej Botërorit të ardhshëm”.
“Nagelsmann nënshkroi kontratën, e cila është e vlefshme deri në vitin 2028 dhe për këtë arsye mbulon edhe Kampionatin Evropian të ardhshëm në Britaninë e Madhe dhe Irlandë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Nagelsmanni u emërua trajner i Gjermanisë në shtator të 2023 dhe i drejtoi Panzerët deri në çerekfinale të Euro 2024, ku e eliminua mes shumë polemikave nga Spanja. /Telegrafi
2ë0ë2ë8ë – Unser Bundestrainer Julian Nagelsmann hat seinen Vertrag vorzeitig bis 2028 verlängert! ë
— DFB-Team (@DFB_Team) January 24, 2025
ë https://t.co/R9CGwamL5l#dfbteam | ë DFB/Philipp Reinhard pic.twitter.com/rLEZeLKAiC