Amorim: Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Garnachon

Amorim: Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Garnachon

Sport January 24, 2025 - 09:16

Trajneri i Man Utd, Ruben Amorim, ka folur për të ardhmen e sulmuesit argjentinas Garnacho në “Old Trafford”.

Amorimi ishte evaziv për të ardhmen e Garnachos, i cili luajti plot 90 minuta në fitoren 2-1 kundër Rangersit të enjten mbrëma, pavarësisht se ishte i lidhur me një largim në ditët e fundit të afatit kalimtar.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë”, u shpreh trajneri.

“Le të përqendrohemi te ndeshjet. Le të përmirësojmë ekipin dhe të mendojmë për lojtarët që janë këtu. Derisa dritarja të mbyllet, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë”, përfundoi ai. /Zëri