Lokomotiva dorëzohet për Dakun, s’ka para për ta paguar kartonin e tij

Lokomotiva dorëzohet për Dakun, s’ka para për ta paguar kartonin e tij

Sport January 21, 2025 - 17:43

E vështirë që në Rusi ta përballojnë çmimin e tij. Jo 12 apo 18 milionë euro, por edhe më pak, janë shifër tepër e lartë për klubet e elitës së futbollit të një vendi që ndodhet në luftë.

Kështu ndodhi me tentativën e Lokomotivës së Moskës për të marrë Mirlind Dakun.

Klubi nga kryeqyteti bëri ofertë konkrete tek Rubini, dhe mori gjithashtu një përgjigje të saktë.

Kërkesa e drejtuesve në Kazan ishte që kartoni i Dakut vlente 8 milionë euro, në pazarin e fundit.

Mediat ruse shkruajnë se duket e vështirë që ndonjë klub në Premier Ligën ruse të mund të paguajë 8 apo 10 milionë euro për një futbollist në këto kohë, qoftë edhe për lojtarin më të dalluar për kontributin për gola në 2024, përcjell abcnews.

Në të njëjtën linjë babai I sulmuesit të kombëtares, Feim Daku, i cili thotë se sipas shanseve më të shumta, djali i tij do të qëndrojë tek Rubini.

Më herët, ai kishte dhënë informacion se për sulmuesin 27-vjeçar kishte interesim nga klube ruse, por edhe nga klube jashtë vendit.

Mediat kanë diskutuar emrat e Spartakut të Moskës, Krasnodarit, më pak të Zenitit, e tani të Lokomotivës, ndërsa është folur për klube nga Italia, Gjermani dhe sidomos së fundmi nga Franca.