Ancelotti tregon nëse do të largohet nga Real Madridi
Carlo Ancelotti e ka mohuar se dëshiron të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit dhe këmbëngul se dëshiron të qëndrojë edhe për ‘katër vite të tjera’.
Mediumi Onda Cero raportoi në fillim të kësaj jave se Ancelotti kishte vendosur të largohej nga Real Madrid në fund të sezonit, një vit para se të skadonte kontrata e tij në Bernabeu.
Megjithatë, ish-trajneri i Milanit i mohoi raportet gjatë një konference për shtyp gjatë ditës së sotme (e martë).
“Jo, dua të jem shumë i qartë. Nuk do të caktoj datën e largimit tim, kjo nuk do të ndodhë kurrë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
“Një ditë do të ndodhë, por nuk e di kur. Unë nuk do ta vendos. Mund të jetë nesër, pas disa ndeshje, në një vit ose pesë vite”.
“Florentino do të vazhdojë këtu edhe për katër vite të tjera, dhe objektivi im është t’i përputhem këto katër vite, në mënyrë që të largohemi së bashku”, përfundoi italiani. /Telegrafi/