Nuk u mor vesh me FFK-në për vazhdimin e bashkëpunimit, Adil Maliqi jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Kosovës U-19
Sport
January 20, 2025 - 14:07
Zyrtare: Adil Maliqi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Kosovës U19
Përzgjedhësi i grupmoshave U19 të Kombëtares së Kosovës, Adil Maliqi, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen e tij nga ky post.
Maliqi këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, duke treguar edhe arsyen pse mori këtë vendim.
Ai tha se nuk arriti që të gjejë gjuhën e përbashkët me FFK-në për vazhdimin e bashkëpunimit, me ç’rast edhe ka ofruar dorëheqjen.
Në vazhdim Maliqi falenderoi kryetarin e FFK-së si dhe lojtarët e tij me të cilët sukseset nuk i munguan.
Kombëtarja e Kosovës U19 pati paraqitje të jashtëzakonshme nën urdhrat e Maliqit ku kujtojmë se ata arritën të kualifikohen deri në Elite Round, ndonëse nuk morën në fund biletën e kualifikimit për ‘Euro 2024’.