Objektivi i Barcelonës për verën preferon që t’i bashkohet Arsenalit
Barcelona dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri gjatë 1-2 viteve të ndryshme, ani pse kjo do të jetë e vështirë jo vetëm për shkak të krizës financiare por edhe konkurrencës.
Ata së fundmi humbën objektivin e tyre të ëndrrave Erling Haaland, i cili rinovoi me Manchester Cityn deri në 2023 dhe Benjamin Sesko mund t’i bashkohet norvegjezit në Ligën Premier.
Sipas një raportimi nga CaughtOffside, Barcelona është në mesin e klubeve të interesuara për Seskon, i cili pritet të largohet nga Leipzig në verë.
Sidoqoftë, është raportuar se sensacioni slloven preferon më shumë kalimin tek Arsenali, që është një lajm i keq për ekipet tjera si Chelsea dhe Man United.
Sesko do të ishte zëvendësuesi ideal i Robert Lewandowskit dhe transferimi i tij do të ishte relativisht i përballueshëm tani që Barcelona i është kthyer rregullit 1:1 të La Ligas.
Në rast se Sesko përfundon tek Arsenali, padyshim do të ishte një goditje për blaugranasit, pasi po dëshmohet që ata po e kanë të vështirë ta gjejnë një sulmues./Telegrafi/