“Jam shqiptar” – Arijon Ibrahimoviq flet për origjinën në intervistën e parë pas kalimit te Lazio

“Jam shqiptar” – Arijon Ibrahimoviq flet për origjinën në intervistën e parë pas kalimit te Lazio

Sport January 14, 2025 - 21:39

Futbollisti i ri i Lazios, Arijon Ibrahimovic, ka folur shumëçka në intervistën e parë të dhënë për klubin italian.

Ai nuk e fsheh edhe origjinën e tij, ndërsa ka thënë se njeh disa lojtarë në klub, përfshirë Elseid Hysajn.

“Tashmë kam njohur disa lojtarë edhe pse jo personalisht, si Hysaj, pasi të dy kemi origjinën e njëjtë, jemi të dy shqiptarë”.

“Unë kam luajtur tashmë në Itali dhe në Serie A me Frosinonen, di shumë për Italinë. Kampionati është i mirë. Jam shumë i lumtur që jam sërish këtu në Serie A”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic.

Futbollisti i talentuar të hënën mbrëma kompletoi huazimin te Lazio nga Bayern Munich, ndërsa ka folur edhe për idhujt e tij.

“I pëlqyeri im është padyshim Ibrahimoviq, por edhe Cristiano Ronaldo. Megjithatë, në vendin e parë është gjithmonë Zlatani, më i madhi”, ka thënë ai.

Arijon Ibrahimovic ka folur edhe për pritjen që i është bërë nga tifozët e Lazios dhe synimet që ka me klubin italian.

“Jam shumë mirënjohës dhe i gatshëm për këtë aventurë të re. Pashë disa ndeshje të Lazios. Kur mbërrita në aeroport ishin disa tifozë që më pritën. Ishte e mrekullueshme dhe më bëri të ndihem rehat këtu. Qendra sportive është shumë e mirë. Mezi pres të filloj”, nënvizoi Ibrahimovic. /Telegrafi/