Zyrtare: Arijon Ibrahimoviq, lojtar i ri i Lazios
Lazio ka bërë goditjen e parë në afatin kalimtar dimëror, duke afruar talentin shqiptar, Arijon Ibrahimovic nga Bayern Munich.
Shqiptari i lindur në vitin 2005 vjen nga Bayern Munich në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual, por me të drejtë blerjeje për 8 milionë euro nga klubi italian.
Në anën tjetër, Bayern Munich ka të drejtën e riblerjes për 20 milionë euro brenda një afati të caktuar.
Sulmuesi do të veshë fanellën me numrin 27 te Lazio.
Ibrahimovic që luan në mesfushë dhe sulm, sezonin e kaluar luajti për Frosinonen në Serie A, duke bërë 18 paraqitje dhe duke shënuar 2 gola dhe një asistim në 594 minuta sa ishte në fushë.
Ibrahimovië ka kontratë zyrtare me Bayern Munich deri në vitin 2027. /Telegrafi/
ë ë ë
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) January 13, 2025
Welcome, Arijon ë#CMonEagles ë pic.twitter.com/caywxT0Mq7