Situara e Araujos te Barcelona, vendimi i Flickut dhe Juventusi në mes

Situara e Araujos te Barcelona, vendimi i Flickut dhe Juventusi në mes

Sport January 13, 2025 - 20:03

Barcelona është kthyer në shtëpi nga Arabia Saudite me një valë euforie pas fitores së tyre në Superkupën e Spanjës ndaj Real Madridit, trofeu i parë nën drejtimin e Hansi Flick, por një problem vazhdon të qëndrojë i hapur.

Situata e kontratës së Ronald Araujo ka lënë në ngërç uruguaianin dhe Barcelonën.

Ndërsa Juventusi po shqyrton dorëzimin e një oferte të përmirësuar për Araujo, Barcelona ka planifikuar një takim me Araujo dhe agjentët e tij për këtë javë.

Drejtori sportiv Deco pritet të hapë derën e një largimi nëse Araujo deklaron qëllimin e tij për t’u larguar nga klubi.

Megjithatë, paraqitja e tij në Superkupën e Spanjës mund të ndryshojë perspektivën e Barcelonës.

Araujo nga ana e tij ishte entuziast në festime në Jeddah dhe tregoi por edhe mori shumë dashuri nga shokët e tij të skuadrës.

Nëse, siç pritej, Inigo Martinez do të jetë jashtë për pesë javët e ardhshme, kjo do ta lërë Barcelonën shumë më keq në prapavijë, me Andreas Christensen që nuk është ende gati të luajë 90 minuta çdo tre ditë.

Për situatën e mbrojtësit gjërat në dorë i ka edhe Hansi Flick dhe stafi i tij stërvitor. Trajneri gjerman pritet të kërkojë mbajtjen e Araujo në klub pasi do sa më shumë lojtarë që të ketë në dispozicion për të luftuar për tituj.

Araujo është përpara Eric Garcia në rendin e mbrojtjes dhe nëse do të ishte në dorën e Flick, Garcia do të largohej para Araujos, shkruan AS.

Faktori kushtëzues mbetet kontrata e Araujos. Barcelona duhet të shqyrtojë nëse mund të bien dakord për një marrëveshje të re me Araujon, dhe nëse jo, sa do ta dëmtojë vlerën e tij në treg nëse nuk e shesin atë tani dhe e lënë të futet në vitin e fundit të kontratës.

Nga ana tjetër, shitja e Araujo pa dyshim që do ta dëmtonte ekipin drejt trofeve, që po ashtu do të mund t’i kushtonin klubit edhe në të ardhura. /Telegrafi/