Remzi Ejupi sheh nga afër “El Clasicon”: Falënderojë miqtë e mijë nga Arabia Saudite për këtë eksperiencë të paharrueshme
Afaristi i njohur, Remzi Ejupi ka qenë i pranishëm në stadiumin “King Abdullah Sports City” për ta përcjell nga afër “El Clasicon” në finalen e Superkupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Barcelonës, ku në fund ishin blaugranët që triumffuan me rezultat 2-5.
Për këtë, Ejupi përmes një postimi në Facebook, falenderojë miqtë e tij nga Arabia Saudite për këtë eksperiencë të paharrueshme.
"Ishte një kënaqësi dhe privilegj i veçantë të jem sonte në “King Abdullah Sports City” në Jeddah, ku përjetova nga afër atmosferën magjike të një “El Clasico” të vërtetë mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Një ndeshje me entuziazëm të jashtëzakonshëm, plot energji nga tifozë të shumtë që kishin ardhur nga vende të ndryshme për të ndjekur këtë spektakël futbolli. Aty takova edhe shumë kosovarë, natyrisht që jetojnë në botën arabe, por edhe tifozë kosovarë nga të dy taboret. Falënderim i veçantë për miqtë e mi nga Arabia Saudite për këtë eksperiencë të paharrueshme", ka shkruar Ejupi. /Zëri