Mbyllet pjesa e parë: Harrohet goli i Mbappes, Barcelona tmerron mbrojtjen e Real Madridit
Real Madridi dhe Barcelona po zhvillojnë një ndeshje të zjarrtë në finale të Superkupës së Spanjës, ku rezultati pas pjesës së parë është 4-1.
Në ndeshjen që po zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite, mbretërit arritën të shënon që në start edhe pse katalanasit kishin dy raste.
Vinicius Junior ‘vodhi’ një top nga Cassado, për të pasuar te Mbappe, i cili luajti bukur një me një me Balden për të shënuar për 1-0.
Por katalanasit vazhduan me sulme dhe nuk u dorëzuan, duke arritur golin e barazimit në minutën e 22-të me Lamine Yamal për 1-1.
Në minutën e 35-të, Barcelona fitoi penallti pasi rasti u shikua në VAR, ku nga pika e bardhë ishte i saktë polaku Lewandoëwki që shënoi për 2-1.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i tretë i Barcelonës, ku Kounde me një asistim të bukur gjen Raphinhan i cili me kokë shënon për 3-1.
Gjyqtari dha nëntë minuta lojë shtesë, ku në minutën e fundit, Barcelona me një super kundërsulm, arriti të shënojë golin e katërt me Balde që mposhti Courtois.
Një ndeshje shumë e bukur me gola, duke konfirmuar epitetin e El Clasicos. Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e zjarrtë pasi mbretërit nuk do ta pranojnë këtë rezultat. /Telegrafi/