Vendos goli i Darmianit, Interi “rrëmben” pikët e plota ndaj Venezias
Interi ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Venezias në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit italian.
Golin e fitores në këtë takim për ‘Nerazzurrët’ e shënoi Matteo Darmian i cili në minutën e 16-të realizoi për 1-0 pasi topi iu kthye në këmbë brenda zonës.
Vendasit patën një mundësi reale për të barazuar shifrat në minutën e 50-të përmes Issa Doumbia por gjuajtja e tij u prit nga Yann Sommer.
Venezia shpërdoroi edhe një tjetër mundësi të artë shënimi me anë të Gianluca Busio i cili në minutën e 74-të goditi shtyllën e djathtë të Sommer.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, Interi ia doli ta menaxhojë mirë epërsinë e krijuar në pjesën e parë, duke marrë kështu pikët e plota në udhëtim.
Pas javës së 20-të Interi ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 43 pikë të grumbulluara, një më shumë se Napoli që është lider me 44 sosh.
Vlen të theksohet se Interi ka dy ndeshje më pak të luajtura, teksa Napoli ka një ndeshje më pak të zhvilluar po ashtu.
Javën e ardhshme të besuarit e Simone Inzgahit do të kenë punë me Bolognan në ‘Giueseppe Meazza’./Telegrafi/