Zlatan Ibrahimovic tregon nëse Milani do ta transferojë Marcus Rashfordin

Zlatan Ibrahimovic tregon nëse Milani do ta transferojë Marcus Rashfordin

Sport January 12, 2025 - 08:08

Marcus Rashford do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit, por mbetet ende pikëpyetje se ku do ta vazhdoj karrierën.

Zlatan Ibrahimovic ka shprehur admirimin e tij për Marcus Rashford mes thashethemeve që e lidhin sulmuesin e Manchester United me një kalim te Milan.

Legjenda suedeze i cili ka rol të lartë drejtues te Milani ka thënë se e njeh mirë anglezin pasi kanë luajtur së bashku dhe se nuk duhet ta bindë atë për t’iu bashkuar Rossonerëve pasi ata janë një klub i madh.

“E njoh shumë mirë Rashfordin, kam luajtur me të kur ai ishte i ri, tani ai është i rritur dhe ka bërë gjëra të mëdha me Man United.

“Nuk mendoj se duhet ta bind atë, sepse Milani është një nga klubet më të mëdha në botë dhe të gjithë duan të vijnë këtu”.

Lexo po ashtuSi mund të rreshtohej Milani me Rashfordin: Roli i Leaos dhe ndryshimi i mundshëm taktik

“Nga sot, nuk është një operacion i lehtë, por ne nuk kemi folur ende me të. Do të shohim nëse do të flasim me të”, ka komentuar Zlatan.

Përveç Milanit në garë për transferimin e anglezit janë edhe gjigantët tjerë evropian si Barcelona, Arsenal, PSG dhe Tottenham Hotspur. /telegrafi