Zyrtare: Alban Shillova rikthehet tek Prishtina
FC Prishtina përmes një njoftimi zyrtar sot (e premte) ka njoftuar për transferimin e sulmuesit Alban Shillova.
Shillova është bërë pjesë e kryeqytetasve pas një aventure në klubin tjetër të elitës së futbollit kosovar, Feronikeli ‘74.
32-vjeçari ka qenë edhe më herët pjesë e Prishtinës gjatë periudhës 2019-2021, ku kishte bërë 23 paraqitje dhe kishte pasur gjashtë gola dhe katër asistime.
Pas zyrtarizimit si lojtar i Prishtinës, Shillova tha se pati disa oferta të mira, por që nuk mundi ta refuzonte Prishtinën.
“Realisht në këtë afat kalimtar pata disa oferta financiarisht të mira, por oferta e Prishtinës nuk refuzohet”.
“Është hera e dytë që kthehem, pra e njoh aq mirë ambientin dhe peshën e fanellës sa unë mund të them lirisht po kthehem në shtëpi”.
“Dhe, dua të lë gjurmë, dua t’i ndihmoj skuadrës, të vazhdojmë aty ku e kisha lënë, kampion! Shpresoj edhe kryetrajnerit Cavalli t’ia shpërblej besimin e dhënë”, ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit. /telegrafi