Fabrizio Romano zbulon klubin e fundit italian që është i interesuar për Edon Zhegrovën
Edon Zhegrova është duke e luajtur sezonin më të mirë në karrierën e tij, me fanellën e Lille, si në Ligue 1 po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Kjo formë e mirë e tij ka bërë që shumë klube të vihen pas tij, ku gazetari ekspert Fabrizio Romano, së fundmi ka zbuluar se Napoli është futur në garë për të.
“Mësohet se Napoli i është afruar Lilles këtë javë për Edon Zhegrovën dhe e kanë lartë në listë”.
“Pra Napoli e vlerëson Zhegrovën, por Lille nuk është i hapur për shitje në janar, pasi nuk duan të heqin dorë nga ai”, ka shkruar Romano.
Më herët, Juventusi dhe Milani nga Serie A kishin shprehur interesim për Edon Zhegrovën.
Lexo po ashtuGranit Xhaka dhe Edon Zhegrova në garë për ekipin e vitit 'EA Sports FC 25
Ai këtë vit ka tetë gola dhe dy asistime në të gjitha garat me Lillen./Telegrafi/