Beshiktashi i Rashicës e Muçit shënon fitore në Kupën e Turqisë
Sport
January 07, 2025 - 20:18
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është rikthyer nga lëndimi dhe së bashku me Besiktasin kanë arritur një fitore të madhe.
Rashica e Muçi të martën mbrëma kanë triumfuar në Kupën e Turqisë, ndeshje e luajtur në kuadër të Grupit D.
Besiktasi fitoi minimalisht si mysafir i Sivassporit, me shifrat prej 1-0.
Golin e fitore për klubin nga Stambolli e shënoi Rfa Silva në pjesën e parë të ndeshjes.
Sulmuesi shqiptar, Muçi luajti deri në minutën e 73-të të ndeshjes, derisa në anën tjetër, ylli dardan Rashica u inkuadrua në minutën e 82-të.