Mourinho i ashpër, vazhdon me kritika të mëdha për futbollin turk
Trajneri i mirënjohur portugez, Jose Mourinho ka vazhduar me kritikat e ashpra në drejtim të futbollit turk, pjesë e së cilit është ai vet, si trajner i Fenerbahçes.
Pas fitores 2-1 ndaj Hataysporit, Mourinho u paraqit në konferencë për shtyp, ku u tregua shumë i ashpër me situatën e krijuar në futbollin turk.
Komentet e tij në këtë konferencë për shtyp kishin të bëjnë me ndeshjen e Glatasarayt me Goztepen, të cilën e fituan kampionët në fuqi të Turqisë.
Pas kësaj ndeshje, ku nga shumëkush thuhet se Galatasaray është favorizuar nga gjyqtarët, Goztepe ka dalë me një deklaratë në rrjetin social “X”, duke kërkuar që gjyqtarë të huaj të drejtojnë ndeshjet në futbollin turk.
“E vetmja gjë që mund të them është se në 25 vite si trajner nuk kam parë diçka të tillë. Ky është një dimension që shkon përtej gjithçkaje që është e kuptueshme”, ka thënë fillimisht Mouriho.
“Nuk mendoj se kjo është një situatë në të cilën një klub, një luftëtar, do të shkatërrojë një sistem që është jashtëzakonisht i fortë dhe funksionon. Dje të gjithë thoshin të njëjtën gjë – skandal, skandal, skandal… Mësova një fjalë të re”.
“Skandal, skandal, skandal, por unë mendoj se disa prej jush e pëlqejnë. Në këtë vend e pëlqejnë shumë. Edhe fituesve u pëlqen, që është më e keqja, sepse të fitosh me çdo kusht dhe në këtë mënyrë është më e keqja”.
“Nuk kemi asgjë për të thënë për përkushtimin për sa i përket besimit dhe ndjenjës se diçka është toksike, natyrisht, dhe mendoj se edhe kundërshtarët e ndiejnë atë?”, përfundoi trajneri i Fenerbahces.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që portugezi sulmon gjyqtarët në Turqi, pasi që në nëntor ai kritikoi ata dhe tha se ekipi i tij po lufton kundër sistemit.