Milot Rashica lë prapa lëndimin, i rikthehet stërvitjeve

Milot Rashica lë prapa lëndimin, i rikthehet stërvitjeve

Sport January 06, 2025 - 18:51

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, është kthyer nga lëndimi.

Ai të hënën ka stërvitur bashkë me pjesën tjetër të ekipit të Besiktasit para ndeshjes kundër Sivassporit. 

Por paraqitja e Rashicës të martën për Kupë të Turqisë ndaj Sivassporit është në dyshim. 

Rashica i mungoi Besiktasit për 22 ditë shkaku i lëndimit të këmbës së djathtë.

Rashica gjatë këtij edicioni në 18 ndeshje ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me katër asistime.