Romës i mjafton zjarri i pjesës së parë për të fituar derbi e tensionuar ndaj Lazios

Romës i mjafton zjarri i pjesës së parë për të fituar derbi e tensionuar ndaj Lazios

Sport January 05, 2025 - 22:50

Roma ka marr një fitore të madhe ndaj Lazios në derbin lokal me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 19-të të Serie A.

Skuadra e Claudio Ranierit e nisi fuqishëm ndeshjen, duke radhitur rastet para portës së Lazios.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 10-të, ku Lorenzo Pellegrini me një gjuajtje të bukur për 1-0.

Pas tetë minutash, Paulo Dybala asistoi te Alexis Saelemaekers i cili pas tentimit të dytë arriti të shënojë për 2-0.

Lazio tentoi të kthehej në lojë në pjesën e dytë, ku kishte disa raste të mira për gol.

Taty Castellanos, Matteo Guendouzi, Loum Tchaouna dhe Nuno Tavarez iu afruan shumë golit, por që nuk arritën të hapin ndeshjen.

Ndeshjen që ishte e tensionuar, në fund e fitoi Roma, që ngjitet në vendin e 10-të me 23 pikë.

Lazio mbetet e katërta me 35 pikë. /Telegrafi/