Mbyllet pjesa e parë me raste, por pa gola në sfidën Liverpool – Man United
Liverpooli dhe Manchester United po luajnë baras pas 45 minutave të para në derbin që po zhvillohet në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit anglez.
Ndonëse kushtet atmosferike nuk ishin aq të mira, kjo nuk bëri që të mungojë loja e mirë në fushë, ku të dyja ekipet patën momentet e tyre.
Rasti i parë për gol i takoi Liverpoolit të cilët rrezikuan në minutën e 14-të me Cody Gakpo i cili nuk ia doli ta shndërrojë në gol pasimin e Ryan Gravenberch.
Të besuarit e Arne Slot dolën sërish në rast për gol kur Alexis Mac Allister në minutën e 16-të e testoi Andre Onanan, por ky i fundit nuk lejoi që të mposhtej.
Në minutën e 29-të Unitedi ishte shumë me fat kur gjuajtja e fuqishme e Gravenberch përfundoi jashtë portës.
Mundësinë e vetme për gol United e pati në minutën e 42-të përmes Rasmus Hojlund i cili shpërdoroi një pasim të bukur të Bruno Fernandes.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, por nëse të dy skuadrat mbajnë këtë ritëm pritet të ketë edhe gola./Telegrafi/