Kosova përfundon paraqitjen në “Yellow Cup” – pësoi tri humbje

Kosova përfundon paraqitjen në “Yellow Cup” – pësoi tri humbje

Sport January 05, 2025 - 18:00

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) e ka përfunduar paraqitjen në turneun ndërkombëtar “Yellow Cup” që prej të premtes deri të dielën u mbajt në Winterthur të Zvicrës, ku pësoi tri humbje.

Të dielën, Kosova luajti ndeshje të fortë e të barabartë me Italinë, megjithatë në fund humbi me rezultat 28:25.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:13 në të mirë të Kosovës, ndërsa më vonë u epërsia shkoi edhe tri gola.

Në minutat e fundit loja ishte e barabartë, ndërsa në minutën e 58-të rezultati ishte 25:25.

Më pas Kosova jonë dështoi në disa aksione rresht dhe fitorja i takoi Italisë me rezultat 28:25.

Ndeshjen e parë, Kosova u përball me Holandën dhe pësoi me rezultat 36:24.

Ndërsa të shtunën mbrëma, në ndeshjen e dytë, Kosova humbi nga Zvicra me rezultat 34:24.

Paraqitja në edicionin e 51-të të “YelloW Cup” i shërben Kosovës sonë për vazhdim të kualifikimeve për “Euro 2026”.