Ronaldo nxit thashetheme për martesë, pas termit me të cilin iu referua Georgina Rodriguezit

Ronaldo nxit thashetheme për martesë, pas termit me të cilin iu referua Georgina Rodriguezit

Sport December 31, 2024 - 23:16

Cristiano Ronaldo u celebrua në Globe Soccer Awards 2024 pasi fitoi trofetë e lojtarit më të mirë të Lindjes së Mesme dhe golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave.

Legjenda portugeze, megjithatë, ndezi thashetheme për martesë pasi iu referua Georgina Rodriguezit si gruaja e tij.

“Është një kënaqësi e madhe të fitosh këtë trofe. Djali im më i madh është këtu, gruaja ime Georgina është këtu. Ajo është mbështetja ime e bukur gjatë gjithë kohës. Në një muaj unë do të jem 40 vjeçe, por nuk kam mbaruar ende”, ka thënë Ronaldo pas marrjes së çmimit të dytë.

Kjo ka bërë që shumë të pyesin nëse Ronaldo mund ishte martuar fshehurazi me Georginan në një lloj ceremonie private.

Por, kjo nuk është hera e parë që Ronald i referohet asaj si gruaja e tij këtë vit.

Ai iu kishte referuar asaj me këtë term në një video të cilën e publikoi në kanalin e tij në YouTube në fillim të këtij viti. /Telegrafi/