Federata e Kicboxit shpall sportistët e vitit 2024 – “Vushtrria” ekipi më i mirë

Federata e Kicboxit shpall sportistët e vitit 2024 – “Vushtrria” ekipi më i mirë

Sport December 31, 2024 - 12:43

Federata e Kicboxit e Kosovës ka shpallur të martën sportistët e vitit në këtë sport për vitin 2024. Klubi më i mirë i viti është shpallur klubi i kicboxit “Vushtrria”.

Në vendin e parë si sportisti më i mirë i vitit në kickbox u shpall Artor Mehmeti, në vendin e dytë Gzim Behrami dhe të tretin Ermal Ferati.

E nga vajzat si sportistja me e mirë u shpall Donjeta Menxhixhi.

Kryetari i Federatës Fatmir Makolli ka thënë së vitin që po e lëmë pas ka qenë një vit shumë i suksesshëm, kështu duke fituar medalje në arenën ndërkombëtare.

“Në këtë vit kemi qenë mjaft të suksesshëm dhe sukseset nuk kanë munguar. Ne kemi pasur 5 aktivitete ndërkombëtare dhe kemi pasur arritje të mëdha. Të arrish në Kampionit Ballkanit t’i fitosh 17 medalje ky ka qenë një sukses i madh. Të arrihet në një kampionat botëror ti marr dy vendet e 5 ka qenë një sukses shumë i madh. Besoj edhe në kampionati evropian ku morëm medaljen e argjend”, ka thënë ai.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se viti 2024 ka qenë ndër vitet më të suksesshme të kësaj federate.

“Unë pajtohem që viti 2024 ka qenë një prej viteve më të suksesshme të Federatës. Duke pasur parasysh se kanë pasur shumë aktivitete keni qenë prezentë në shumë aktivitete ndërkombëtare dhe vendore dhe për atë arsye edhe sukseset nuk kanë munguar”, ka thënë ai.

Me këtë rast janë ndarë çmime edhe për 10 kadetë më të mirë, çmimet për 10 juniorët më të mirë të vitit, dy çmime janë ndarë për kontributin në federata për Nesret Salihu dhe për Shqipe Zogianin. Çmime u ndanë edhe për referë, punëtorin dhe gjyqtarin më të mirë të federatës për vitin 2024. Klubi më i mirë i viti është shpallur klubi i kicboxit “Vushtrria”.