Legjenda e Barçës ndërron jetë në moshën 75-vjeçare

Legjenda e Barçës ndërron jetë në moshën 75-vjeçare

Sport December 30, 2024 - 20:25

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Hugo Sotil, i njohur si “Cholo”, ka vdekur në moshën 75-vjeçare.

Sotil ishte nën kujdesin intensiv në një spital në Peru nga fillimi i këtij muaji.

“Barcelona shpreh keqardhje për vdekjen e Hugo Sotilit, dhe dëshiron t’i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar Barcelona të hënën në faqen zyrtare.

Sotil ishte pjesë e Barçës nga viti 1973 deri në vitin 1977.

Me gjigantin spanjoll ka luajtur në 70 ndeshje duke kontribuar me 18 gola dhe tri asistime.

Karrierë ka bërë edhe Deportivo Municipali, Independiente Medellin dhe Alianza Lima.

Me Përfaqësuesen e Perusë ka zhvilluar 62 ndeshje.

Ka shënuar 18 gola.