Merr fund gjithçka, Fonseca shkarkohet nga Milani – Conceicao do ta zëvendësojë

Merr fund gjithçka, Fonseca shkarkohet nga Milani – Conceicao do ta zëvendësojë

Sport December 30, 2024 - 08:11

Sipas disa raportimeve të ndryshme, Milani ka njoftuar mbrëmë (e diel) trajnerin Paulo Fonseca se është shkarkuar nga pozita e tij dhe Sergio Conceicao do të fillojë punën nga sot (e hënë) duke nënshkruar një kontratë potencialisht deri në qershor të vitit 2026.

Një veprim jo i menduar mirë nga klubi ishte fakti që ata nuk biseduan me trajnerin e tyre para se ai të dhuronte intervistë për DAZN pas ndeshjes, aty ku u detyrua t’i përgjigjej pyetjeve për shkarkimin e tij.

“Unë kurrë në jetën time nuk kam pasur frikë nga diçka në futboll dhe do të vazhdojë kështu. Gjëja më e rëndësishme është të kem një mendje të pastër, se jam i sinqertë me ata që punojnë me mua. Mendja ime është e pastër, nuk kam frikë nga asgjë”, ka thënë Fonseca pas ndeshjes.

Vetëm pas këtij prononcimi, drejtorët dhe këshilltari i veçantë Zlatan Ibrahimoviq u ulën për ta informuar Fonsecan për shkarkimin e tij.

Sergio Conceicao tashmë ishe pajtuar me kushtet e ofruara nga “Rossonerët” disa orë para barazimit 1-1 ndaj Romës, kështu që vendimi ishte marrë me të gjitha qëllimet, pavarësisht rezultatit të asaj ndeshjeje.

Sky Sport Italia ka raportuar se ish-trajneri i Portos, Conceicao do të jetë në qytetin e Milanit gjatë ditës së sotme për ta nënshkruar kontratën, sipas së cilës do të marrë një pagë 1 milion euro deri në qershor të vitit 2025.

Ai do të bëjë debutimin e tij në stolin e Milanit në Riad për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë ndaj Juventusit të premten e 3 janarit.