Juventusit i ikën fitorja nga duart në minutat e fundit ndaj Fiorentinës
Juventusi ka luajtur baras me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit italian.
Pas një aksioni të bukur individual Khephren Thuram në minutën e 20-të realizoi për rezultatin 1-0 duke e lënë David De Gean pa asnjë gjasë.
Mysafirët reaguan në minutën e 38-të duke barazuar shifrat në 1-1 me Moise Kean që shënoi me kokë ndaj ish-ekipit të tij.
Në minutën e 41-të, ‘Zonja e Vjetër’ pati një rast ideal me Dusan Vlahovic, por De Gea bëri një pritje fantastike për t’ia mohuar golin.
Golin që ia riktheu avantazhin Juventusit e shënoi pikërisht Thuram i cili në minutën e 48-të pati një detyrë të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë për 2-1 pas asistimit të Teun Koopmeiners.
Kur dukej se Juventus do ta fitonte këtë ndeshje, Riccardo Sottil i mysafirëve mendoi ndryshe duke shënuar për 2-2 në minutën e 87-të, që ishte rezultati përfundimtar i takimit.
Pas këtij barazimi që të dy ekipet Juventus dhe Fiorentina kanë nga 32 pikë të grumbulluara por mysafirët mbajnë vendin e pestë, teksa të besuarit e Thiago Mottës të gjashtin./Telegrafi/