Liverpooli marshon sigurt drejt titullit, e mposht Leicester Cityn me përmbysje
Liverpooli po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë.
Të kuqtë nga Merseyside mposhtën 3:1 në “Boxing Day” Leicesterin, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez.
Por, fillimi nuk ishte aq i lehtë për vendasit, që e panë veten në disavantazh pas vetëm gjashtë minutave.
Jordan Ayeë kaloi mysafirët në epërsi pas asistit nga Mavididi.
Cody Gakpo barazoi shifrat me një gol në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, pas asistit nga Mac Allister.
Mesfushori argjentinas asistoi edhe në golin e dytë që e shënoi Curtis Jones në minutën e 49-të.
E Mohamed Salah u përkujdes për golin e fundit dhe epilogun e këtij takimi në minutën e 82-të.
Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e parë, plot shtatë më shumë se Chelsea.
Në anën tjetër, Leicester mbetet i 18-ti me 14 pikë gjithsej.