Agjenti i Antonyt flet për të ardhmen e brazilianit te Man Unitedi
Anësori i Manchester United, Antony, do të qëndrojë në klub sipas agjentit të tij Junior Pedroso.
Pedroso ka thënë se United nuk i ka dhënë klientit të tij asnjë indikacion se ai do të dalë në shitje ose do të huazohet në janar.
“Të them të drejtën, Manchester United nuk ka shprehur kurrë ndonjë interes për të shitur apo huazuar Antonyn”, ka thënë agjenti i brazilianit.
“Ne kurrë nuk kemi marrë këtë lloj komunikimi deri më tani”.
“Drejtuesit e Manchester United nuk na kanë thënë kurrë se duan që Antony të largohet, pavarësisht raporteve që shohim rreth klientit tonë”, ka shtuar më tej Pedroso.
Antony ka filluar të përdoret më shumë nga Ruben Amorim, me këtë të fundit që ka deklaruar në konferencë për media se do të tentojë të nxjerrë më të mirën nga braziliani. /Telegrafi/