Guardiola tregon se ku dështuan përballë Evertonit
Manchester City dhe Everton luajtën 1-1 në kuadër të xhiros së 18-të të Ligës Premier.
Të dyja skuadrat morën nga një pikë pasi ndeshja përfundoi në barazim. Për vendasit shënoi Bernardo Silva, ndërsa për mysafirët Iliman Ndiaye.
City aktualisht është i teti në ligë dhe ka një fitore në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Pas dështimit të ri, Pep Guardiola nuk ishte i lumtur me situatën.
“Nëse më pyesni për paraqitjen e sotme, ne bëmë atë që bëmë. Kur luajmë keq, e them në shtyp dhe them se kundërshtari ishte më i mirë dhe se ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë”, deklaroi trajneri spanjoll.
“Por sot nuk ishte kështu ndaj një skuadre më të mirë, një nga më të mirët në mbajtjen e portës së paprekur, ne patëm shumë raste, por ju duhet të shënoni gola dhe të mos i pranoni ato në një muaj e gjysmë”.
Ai gjithashtu shtoi: “Pjesa e parë ishte e shkëlqyer, 10-15 minutat e para të pjesës së dytë ishin të njëjta. Deri në penallti ishte shumë mirë. Herën e parë që bënë një tranzicion, shënuan një gol”.
“Në fund ne mund të kishim humbur kur analizoni rezultatin, sigurisht që ne nuk jemi të kënaqur, por performanca dhe ajo që bëmë, djemtë ishin të shkëlqyer duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi. Ne nuk po shënojmë golat që na duhen”, ka vazhduar Guardiola. /Telegrafi/