Paraqitje zhgënjyese nga Chelsea, mposhtet në shtëpi nga Fulhami
Chelsea është shpartalluar në minutat e fundit të përballjes me Fulhamin.
Blutë u mposhtën në shtëpi 2-1 nga rivali nga Londra në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier.
Pas vetëm 16 minutash lojë, Chelsea kaloi në epërsi me golin e Cole Palmer që u asistua prej Levi Colwill.
Kaq ishte nga pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë vendasit u dominuan nga mysafirët.
Fulhami tentoi nga të gjitha anët që të shënonte golin e barazimit dhe mundi i tyre u shpërblye.
Në minutën e 82-të, Harry Wilson shënoi për 1-1 me një asistim të Timothy Castagne.
Për më shumë, Fulhami ia doli të shënonte edhe golin e fitores, pas një gabimi skandaloz nga portieri Robert Sanchez.
Rodrigo Muniz e konkretizoi aksionin me gol për 2-1, duke ia siguruar skuadrës së tij tri pikë të mëdha.
Pas javës së 18-të, Chelsea ka 35 pikë, ndërsa në xhiron e 19-të do të përballen me Ipswich Town. /Telegrafi/