Pse Boves i duhej leje speciale për t’u ulur në stolin e Fiorentinës

Pse Boves i duhej leje speciale për t’u ulur në stolin e Fiorentinës

Sport December 23, 2024 - 23:48

Edoardo Bove nuk i mbajti dot lotët teksa u ul në stolin e Fiorentinës për herë të parë që prej urgjencës mjekësore, por edhe për këtë i duhej një leje speciale. 

Mesfushori u rrëzua në fushën e Stadio Franchi gjatë ndeshjes së Serie A me Interin më 1 dhjetor dhe u dërgua me ambulancë në spitalin lokal. 

Kjo ishte hera e tij e parë që rikthehej në arenë që nga ai moment, dhe ai pritej të shikonte nga tribuna ndërsa bashkëlojtarët e tij përballeshin me Udinese. 

Megjithatë, Bove u ul në stolin e Fiorentinës pranë trajnerit Raffaele Palladino. 

Kjo është diçka që ai nuk duhet të kishte qenë në gjendje ta bënte duke pasur parasysh se ishte i pajisur me një defibrilator të implantuar , që do të thotë se sipas rregullave italiane ai nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet sportiv. 

Sipas Corriere dello Sport, mesfushori duhej të merrte leje të veçantë nga Lega Serie A për t’u ulur në stol dhe për të qenë me shokët e tij në dhomat e zhveshjes. 

Nëse Bove dëshiron të vazhdojë karrierën e tij si lojtar, ai ose duhet të heqë defibrilatorin ose të shkojë jashtë vendit, ku rregullat janë më pak të rrepta. 

Kjo është edhe arsyeja pse Christian Eriksen duhej të largohej nga Interi pas urgjencës së tij mjekësore në verën e vitit 2021. /Telegrafi/