Ilir Avdyli ndahet me Llapin
Portieri Ilir Avdyli nuk është më pjesë e KF Llapit.
Këtë gjë e bëri të ditur vet ai përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.
Avdyli ishte pjesë e Llapit për tri vite e gjysmë.
Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:
Me anë të këtij postimi ju njoftoj se me marrëveshje të dyanëshme në mes meje dhe klubit, pas një rrugëtimi prej 3 vite e gjysmë, bashkëpunimi me K.F Llapi ka përfunduar.
Shfrytëzoj rastin që të falenderoj presidentin e klubit z.Beqir Batatina për korrektësinë, kryetrainerin z.Tahir Batatina dhe ndihmësit e tij për besimin që më kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.
Falenderim i vecantë u takon edhe bashkëlojtarëve me të cilët ndava këtë rrugtim të bukur, si dhe tifozëve të klubit “LEGJENDAT” për mbështetjen maksimale gjatë këtyre viteve.
K.F Llapit i dëshiroj suksese në të ardhmen.