Juventusi rikthehet te fitoret pas katër barazimeve radhazi, triumfon në udhëtim te Monza
Juventusi i ka dhënë fund serisë prej katër barazimeve radhazi në elitën e futbollit italian Serie A, pasi ka triumfuar në udhëtim te Monza 1-2.
Zonja e Vjetër ishte në kërkim të fitores pas katër barazimeve radhazi pasi kanë mbetur mbrapa skuadrave të kreut.
Vetëm pas 14 minutave lojë, mesfushori amerikan Weston McKennie arriti të shënonte gol për 1-0 pas asistimit nga Koopmeiners.
Epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se tetë minuta, kur Birindelli i vendasve barazoi shifrat në 1-1.
Në minutën e 39-të, Zonja e Vjetër gjeti sërish epërsinë, kur Nicolas Gonzalez realizoi për 1-2 pas asistimit nga Locatelli.
Me epërsinë 1-2 të mysafirëve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje.
Në pjesën e dytë pati disa raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat, por që gola më nuk pati dhe torienzët morën tre pikë të mëdha.
Juventus tani zë vendin e gjashtë në tabelë me 31 pikë, nëntë më pak se lideri Atalanta, derisa Monza është e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë.
Ndeshjen e radhës Juventusi e zhvillon para adhuruesve të vet ku presin Fiorentinën, derisa Monza luan në udhëtim te Parma. /Telegrafi/