Inzaghi: Dua të jem tek Interi edhe për shumë vite

Inzaghi: Dua të jem tek Interi edhe për shumë vite

Sport December 22, 2024 - 19:39

Simone Inzaghi ripërsëriti dëshirën e tij për të qëndruar te Interi “për shumë vite” dhe dha informacione të rëndësishme për lëndimet para ndeshjes së nesërme me Comon.

Ndeshja luhet në “San Siro” të hënën nga ora 20:45 dhe do të jetë ndeshja e fundit e Serie A para pushimeve të Krishtlindjeve.

“E dimë se ka vështirësi, pasi Como është një ekip shumë i mirë me një kombinim eksperiencë dhe rini cilësore,” tha Inzaghi në një konferencë shtypi.

“Cesc Fabregas po tregon aftësitë e tij si trajner në Serie A, kështu që do të jetë një ndeshje shumë e komplikuar. Unë e kam ndjekur Como-n në Serie B dhe mund të shihen qartë parimet e tij taktike, gjithmonë luajnë për të fituar.”

Interi ka disa probleme me lëndime, pasi Benjamin Pavard dhe Francesco Acerbi janë jashtë tashmë, Stefan de Vrij dhe Matteo Darmian gjithashtu kanë lëndime të lehta.

“Do t’i vlerësojmë të dy nesër në mëngjes për të parë nëse mund të rikuperohen në kohë, por nëse do të mungojnë, do të jemi pa katër mbrojtës dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë.”

Po ashtu ka pasur shqetësime për Nicolò Barellën, i cili ka një problem të vogël muskular.

“Ai stërviti mirë dje dhe sot, kështu që do ta vlerësoj, por të paktën është në skuadër.”

Në një intervistë sot, Lautaro Martinez tha se Inzaghi është një “trajner i nënvlerësuar” në nivelin italian dhe global, a pajtohet ai?

“Është çështje mendimi. E rëndësishme është që unë jam i lumtur aty ku jam, ndihem i vlerësuar këtu dhe mund të jap më të mirën time,” u përgjigj trajneri.

“Ne gjithmonë punojmë për t’u përmirësuar dhe ka shumë konkurrencë në Serie A. Ka tre ose katër ekipe në të njëjtin nivel me ne këtë sezon, kështu që do të jetë një betejë dhe ne duhet të ngremë edhe një hap më shumë.”

Ka pasur edhe sugjerime që Interi mund t’i ofrojë Inzaghi një tjetër zgjatje kontrate, megjithëse ai sapo ka nënshkruar një marrëveshje të re.

“Dëshira ime është të qëndroj për shumë vite, pasi ndihem i vlerësuar me stafin dhe ekipin tim, kështu që natyrisht objektivi është të vazhdojmë kështu. E kuptoj se gjërat mund të ndryshojnë shpejt në futboll, por në 2024 pashë një ekip që kaloi përmes momenteve të vështira, duke e provuar veten si burra të vërtetë duke mos u nënshtruar kurrë presionit".