Chelsea nuk merr më shumë se një barazim ndaj Evertonit
Chelsea ka luajtur baras me rezultat 0-0 në udhëtim ndaj Evertonit në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez.
Pjesa e parë u dominua tërësisht nga ‘Blutë e Londrës’ të cilët patën disa raste të mira shënimi, por nuk ia dolën ta gjejnë rrjetën.
Nicolas Jackson në minutën e 26-të bëri një super gjuajtje e cila u ndal në mënyrë fantastike nga Jordan Pickford.
Ishte sërish Jackson ai i cili në minutën e 33-të pati një rast për gol kësaj radhe duke goditur me kokë shtyllën e djathtë të Pickford.
Rasti i vetëm në këtë takim për Evertonin erdhi në minutën e 50-të përmes Jack Harrison, por gjuajtja e tij u ndal me lehtësi nga Robert Sanchez.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, Enzo Maresca u mundua që me zëvendësime ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjes, por nuk ia doli.
Kështu pas një serie të gjatë fitoresh, klubi londinez u ndal me barazim dhe tashmë pas javës së 19-të numëron 35 pikë në tabelë dhe vazhdon të mbetet në vendin e dytë./Telegrafi/