Roma fillon të këndellet, shkatërron në shtëpi Parman
Roma ka shënuar një fitore të thellë me rezultat 5-0 në shtëpi ndaj Parmas në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit italian.
‘Giallorossët’ kaluan në epërsi që në minutën e tetë duke realizuar për 1-0 me anë të Paulo Dybalas i cili u tregua i saktë nga penalltia.
Nuk kaluan shumë minuta dhe Roma gjeti edhe golin e dytë, kësaj radhe me Alexis Saelemaekers (13’) i cili shënoi për 2-0 pas asistimit të Angelinos.
Mysafirët patën dy raste të arta shënimi me Hernanin dhe Emanuele Valerin, por Mile Svilar nuk lejoi që të mposhtej.
Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe tre gola të tjerë për të regjistuar kështu një fitore të thellë.
Ishte sërish Dybala ai i cili në minutën e 53-të shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Romën me një super gol.
Për rezultatin 4-0 u përkujdes Leandro Trossard i cili në minutën e 74-të e shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Paulo Dybala.
Teksa për epilogun përfundimtar të takimit shënoi Artem Dobvyk në minutën e 84-të për 5-0 në portën e zbrazët pas asistimit të Paulo Dybalas. /Telegrafi
Si chiude il primo tempo all'Olimpico, siamo in vantaggio di due gol grazie a Dybala e Saelemaekers.#RomaParma pic.twitter.com/gr4JaXVLeF
— AS Roma (@OfficialASRoma) December 22, 2024