FFK shpall Drilon Hazrollajn si golashënuesi më i mirë i vitit 2024
Sport
December 20, 2024 - 19:05
Drilon Hazrollaj është shpallur golashënuesi më i mirë i vitit 2024 nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Sensacioni i vitit që tashmë po e lëmë pas, ishte një makth për kundërshtarët në elitën e futbollit të vendit.
Ai ka shënuar plot 23 gola duke ndihmuar ekipin e tij që për herë të parë të jetë pjesë e Ligës së Konferencës, duke regjistruar një rekord të ri për vetën e tij.
Hazrollaj u zgjodh edhe nga Telegrafi si sulmuesi i vitit më 19 dhjetor, duke fituar po ashtu edhe çmimin si futbollistit i vitit nga lexuesit e portalit tonë. /telegrafi