Mbappe: Nëse s’do të shkoja në Real, do të qëndroja përjetë në PSG
Kylian Mbappé është rikthyer të flasë për Paris Saint-Germainin.
Disa muaj pas largimit të tij dhe pasi u shpall kampion i botës me Real Madridin, ylli francez foli përmes një interviste që e dha për emisionin “BeIN United” në “BeIN Sports”.
“I kam kaluar shtatë vjet në PSG, ishte një nder”, deklaroi fillimisht “KM9".
“Mendoj se ndoshta nuk kam dhënë mjaftueshëm, nuk kam treguar mjaftueshëm, por isha gjithmonë i vetëdijshëm se ku gjendesha dhe që ishte ky një klub i madh, e që ishte PSG-ja. E kam thënë gjithmonë se ishte klubi më i madh në Francë dhe njëri prej më të mirëve në botë. Jam larguar prej aty për të shkuar në klubin më të madh në botë”, vazhdoi përfaqësuesi francez.
Një deklaratë tjetër e mirë për klubin parisien, ndonëse nuk u largua prej aty në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Nëse nuk do të mundë të shkoja në Real, do të qëndrojë në PSG gjatë tërë jetës sime. E kisha ëndërr të luaja aty (te Reali) dhe jam mjaft i lumtur. Por, natyrisht unë i shikoj të gjitha ndeshjet e PSG-së, kam shokë në skuadër dhe po luajnë mjaft mirë në këtë moment”, përfundoi ish-futbollisti i Monacos.