Real Madridi e fiton Kupën Interkontinentale, fiton lehtësisht ndaj Pachucas në finale
Sport
December 18, 2024 - 20:58
Real Madridi është fitues i Kupës Interkontinentale.
“Los Blancos” e fituan këtë trofe sonte në ndeshjen e zhvilluar në Katar.
Madrilenët në finale mposhtën ekipin meksikan, Pachuca me rezultat bindës 3:0.
Kylian Mbappe kaloi në epërsi Real Madridin në minutën e 37-të pas një aksioni ku u përfshinë edhe Vinicius Junior dhe Jude Bellingham.
Rodrygo me gol të bukur e dyfishoi epërsinë në minutën e 53-të të ndeshjes.
E Vinicius Junior e vulosi fatin e këtij takimi, teksa u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 84-të.
Kësisoj, Real Madridi e fitoi trofeun e parë në këtë garë e cila rikthehet pas plot 20 viteve.