Zyrtare: Adrian Bajrami vazhdon me Benfican
Benfica ka bërë të ditur se Adrian Bajrami ka rinovuar kontratën, duke vazhduar bashkëpunimin.
Fillimisht, mbrojtësi shqiptar kishte konbtratë deri në vitin 2026, por tani e ka rinovuar atë deri më 2029.
“Benfica dhe qendërmbrojtësi Bajrami – i cili ishte i lidhur me klubin deri në vitin 2026 – ranë dakord të rinovojnë kontratën e tij edhe për tri sezone të tjera. Kontrata e re është e vlefshme deri në vitin 2029”, thuhet në komunikatën e klubit portugez.
Në anën tjetër, Bajrami ka thënë se dëshiron të vazhdojë të rritet dhe të përmirësohet çdo ditë.
“Unë dua të rritem me ekipin dhe të përmirësohem çdo ditë”, ka shtuar më tej lojtari shqiptar.
Pikërisht gjashtë vite pas nënshkrimit të kontratës së tij të parë me Glorioso, Bajrami zyrtarizoi vazhdimin e angazhimit me Eagles.
“Është një ditë shumë e lumtur për mua, edhe për familjen time. Jam jashtëzakonisht krenar, dua të falënderoj familjen time dhe të gjithë në klub gjithashtu. I falënderoj për besimin e tyre dhe do të vazhdoj të punoj”, vazhdoi tutje Bajrami. /Telegrafi/