Rashfordi paralajmëron publikisht largimin nga Man Unitedi

Rashfordi paralajmëron publikisht largimin nga Man Unitedi

Sport December 17, 2024 - 21:12

Marcus Rashford ka dhënë një perditësim sa i përket të ardhmes së tij pasi u la jashtë skuadrës për derbin ndaj Manchester Cityt. 

Pasditen e së shtunës, trajneri i Unitedit, Ruben Amorim e la Rashfordin dhe Alejandro Garnachon jashtë listës së lojtarëve të ftuar për derbin e madh lokal. 

Në një intervistë të dhënë gjatë ditës së sotme (e martë) Rashford ka folur për të ardhmen e tij. 

Siç ka raportuar Henry Winter, i cili e pyeti direkt lojtarin se a do të qëndrojë apo do të largohet pas thashethemeve të fundit se United po konsideron shitjen e tij. 

“Për mua, personalisht, mendoj se jam gati për një aventurë të re dhe hapat e radhës. Kur do të largohem nuk do të keni ndonjë koment negativ nga ana ime për Manchester United, ky jam unë si person”. 

“Nëse e dija se situata tashmë është e keqe, unë nuk do ta përkeqësoj. E kam parë se si janë larguar lojtarët në të kaluarën dhe nuk dua të jem ai person. Kur të largohem unë do të bëj një njoftim dhe ai do të jetë nga unë”, ka thënë Rashford. 

Ylli anglez gjithashtu u pyet edhe për mungesën e tij në derbin ndaj Manchester Cityt, çështje për të cilën tha se ndihet i zhgënjyer. 

“Është zhgënjyese, por unë jam dikush që sa jam bërë më i vjetër jam mësuar me gjëra të tilla”. 

“Çfarë do të bëjë për këtë? Të qëndrojë aty dhe të qaj për këtë, apo të bëj më të mirën time kur jam i gatshëm”, përfundoi ai. /Telegrafi/