Pjesëtarë të FSK-së trajnohen në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës.
Kjo u bë e ditur nga Federata e Xhudos në Kosovë.
“Në kuadër të programit shtetëror ‘Kosova, shtet i xhudos’, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës është organizuar trajnimi për pjesëtarët e Forca e Sigurisë së Kosovës në fushën e xhudos, me fokus në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtjes”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.
Ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të FSK-së, duke u bazuar në njohuritë dhe aftësitë e fituara përmes sportit të xhudos.
Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim të Federatës së Xhudos të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.