Balaj: Serbinë duhet ta lëmë jashtë botërorit
Kombëtarja e Shqipërisë dhe Serbia, përsëri do të përballen mes vete në kualifikimet për Botërorin e vitit 2026.
Para më shumë se 10 vjetësh. kombëtarja “Kuq e Zi” kishte luajtur kundër Serbisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2026.
Futbollistët shqiptarë ishin përleshur fizikisht me tifozët serbë, pasi nga qielli në fushë kishte hyrë droni me mbishkrimin “Autochtonous”, i lëshuar nga Ismail Morina – Ballisti.
E për këtë ndeshje, ka folur edhe sulmuesi shkodran Bekim Balaj.
Edhe Balaj ishte sulmuar me karrige në kokë nga serbët.
Në një intervistë për TopChannel, ai u shpreh i bindur se Serbia duhet të mbetet jashtë botërorit.
“Sa sheh shortin, na kthen edhe njëherë kujtimet, përballjen që kishim me Serbinë, një kundërshtar që ka ngarkesën e vetë emocionale brenda. Sikurse u përballëm denjësisht atëherë, mendoj se çunat dhe grupi janë gati që të ripërballen me Serbinë. Atëherë e lamë jashtë Europianit, këtë herë kërkojmë ta lemë jashtë Botërorit. Në fund, sakrifica e Shqipërisë u shpërblye me kualifikimin në Kampionatin Europian”, shprehet Balaj.
Fitorja e Shqipërisë dhe eliminimi i Serbisë erdhi pas vendimit të CAS-it, që pas incidenteve që ndodhën vendosi që kombëtarja shqiptare të kualifikohet për në evropian me rezultat 3:0 në tavolinë.