2 Korriku U-19 humb edhe në “Fadil Vokrri” dhe eliminohet nga “UEFA Youth League”
2 Korriku U19 është eliminuar nga “UEFA Youth League”, duke pësuan një tjetër humbje nga Dinamo Kiev U19, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me rezultat 4-1, pasi më ndeshjen e parë kishte humbur 5-0 në Poloni.
Matvii Ponomarenko shënoi dy golat e parë për ekipin ukrainas, në minutën e 15-të dhe 42-të.
Omer Shala ngushtoi epërsinë në 2-1 në minutën e 59-të, me asistim nga Rin Ahmeti.
Më pas, Bohdan Redushko shënoi dy herë për rezultatin përfundimtar 4-1.
2 Korriku kishte kaluar dy raundet e para të “UEFA Youth League”, duke eliminuar Bylisin e Shqipërisë në raundin e parë dhe Dublinin e Irlandës në të dytin.
Megjithatë, ata u eliminuan nga Dynamo Kyiv në raundin e tretë.
Në “UEFA Youth League” ka dy rrugë: në të parën janë ekipet e të rinjve të klubeve të Ligës së Kampionëve, ku 22 prej tyre kalojnë në fazën nokaut. Në rrugën e dytë janë skuadrat kampione nga 52 vende, të cilat kalojnë tri raunde eliminuese për të arritur në 1/16 e finales./Telegrafi/